Juridiksioni i Gjykatės Ekonomike nė Prishtinė
Juridiksioni i gjykatës ekonomike është përcaktuar sipas Ligjit mbi Gjykatat e Rregullta të vitit 1978.
Për cilin territor është kompetente Gjykata ekonomike?
Është kompetente për tërë territorin e Kosovës.
Për cilat lëndë ka juridiksion Gjykata ekonomike?
Gjykata ekonomike shqyrton kontestet ndërmjet dy subjekteve juridike dhe krimet/deliktet ekonomike;
Sidomos:
- Kontestet ekonomike;
- Kontestet lidhur me mbrojtjen dhe përdorimin e zbulimeve, shpikjeve, mostrave, modeleve, vulave metalike, dhe të drejtën e përdorimit të firmës, si dhe konkurrencën jo të drejtë dhe të drejtat e autorit;
- Ndërmerr procedurat për falimentimet dhe likuidimet e subjekteve juridike;
- Ekzekutimin e aktgjykimeve dhe aktvendimeve në mes të subjekteve juridike, përveç në rastet kur pasuria e paluajtshme është objekt i ekzekutimit;
- Kontestet administrative llogaritare (kjo kompetencë tani ka kaluar në Gjykatën Supreme);
- Mban regjistrat e ndërmarrjeve dhe personave tjerë (tani kjo kompetencë ka kaluar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë - Zyra e Regjistrimit të Bizneseve).


