Juridiksioni i Gjykatės komunale nė Ferizaj
Juridiksioni i gjykatës komunale është përcaktuar sipas Ligjit mbi Gjykatat e Rregullta të vitit 1978.
Për cilin territor është kompetente Gjykata Komunale në Ferizaj?
Është kompetente për territorin e komunave të Ferizajt, Shtimes dhe Shtërpcës. Gjykata ka një degë në Shtërpcë.
Për cilat lëndë ka juridiksion Gjykata Komunale në Ferizaj?
Gjykata Komunale në Ferizaj vepron si gjykatë e shkallës së parë që gjykon mbi lëndë të caktuara civile dhe penale për territorin që ka në juridiksion.
Sidomos:
- Shqyrton lëndët civile:
- lëndët kontestimore, të cilat iniciohen me padi, si p.sh. kompensimi për dëme, çështjet mbi pronësinë, kontestet e punës, etj., dhe
- lëndët jashtë-kontestimore si p.sh. trashëgimia, ndarja e pasurisë së përbashkët (ndarja fizike), kujdestaria, vërtetimi i kontratave, etj.
- Shqyrton lëndët penale për të cilat dënimi është deri në pesë vite burgim. Në këto lëndë hyjnë: falsifikimet, rrezikimi i rendit publik, lëndimet trupore, vjedhjet, ofendimet dhe mashtrimet.
- Bën ekzekutimin e vendimeve gjyqësore në lëmin civile dhe sanksioneve penale.


