header bg

Gjykata Komunale Prishtinė

Kėshilli gjyqėsor i Kosovės

Këshilli Gjyqësor i Kosovës siguron pavarësinë dhe paanësinë e sistemit gjyqësor.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës është institucion plotësisht i pavarur në ushtrimin e funksioneve të tij.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës siguron që gjykatat në Kosovë të jenë të pavarura, profesionale e të paanshme, dhe të pasqyrojnë plotësisht natyrën shumetnike të Republikës së Kosovës e të ndjekin parimet e barazisë gjinore.

Këshilli do t’u japë përparësi për emërim si gjyqtarë, anëtarëve të komuniteteve të nën përfaqësuara në mënyrën e përcaktuar me ligj.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës është përgjegjës për rekrutimin dhe propozimin e kandidatëve për emërim dhe riemërim për pozita gjyqësore. Këshilli Gjyqësor i Kosovës është po ashtu përgjegjës për transferimin dhe për procedurën disiplinore kundër gjyqtarëve.

Propozimet për emërimin e gjyqtarëve duhet të bëhen në bazë të procesit të hapur për emërime, në bazë të meritave të kandidatëve, dhe ky propozim pasqyron parimin e barazisë gjinore dhe përbërjen etnike të juridiksionit territorial të gjykatës përkatëse. Të gjithë kandidatët duhet t’i plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës është përgjegjës për inspektimin gjyqësor, administrimin, gjyqësor, përpilimin e rregullave për gjykatat në pajtim me ligjin, punësimin dhe mbikëqyrjen e administratorëve të gjykatave, hartimin dhe mbikëqyrjen e buxhetit për gjyqësorin, përcaktimin e numrit të gjyqtarëve në secilin juridiksion dhe bën rekomandime për themelimin e gjykatave të reja. Themelimi i gjykatave të reja bëhet me ligj.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës përbëhet nga trembëdhjetë (13) anëtarë, me kualifikime dhe ekspertizë profesionale. Anëtarët emërohen për një mandat pesëvjeçar dhe zgjedhën në këtë mënyrë:

  • Pesë (5) anëtarë do të jenë gjyqtarë të zgjedhur nga anëtarët e gjyqësorit;
  • Katër (4) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet e fituara gjatë ndarjes së përgjithshme të vendeve.

Të paktën dy (2) nga katër (4) anëtarët duhet të jenë gjyqtarë, dhe një (1) do të jetë anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës;

  • Dy (2) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komunitetit Serb në Kosovë, dhe të paktën njëri prej këtyre të dyve, duhet të jetë gjyqtar;
  • Dy (2) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët mbajnë vendet e rezervuara
    ose të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve të tjera, dhe të paktën njëri prej
    këtyre të dyve, duhet të jetë gjyqtar;
  • Papajtueshmëria e të qenit anëtar i Këshillit Gjyqësor rregullohet me ligj.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, nga radhët e anëtarëve të vet, zgjedh kryesuesin dhe
Zëvendës kryesuesin me mandat trevjeçar. Zgjedhja në këto funksione nuk e zgjat mandatin e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës i drejtohet Kuvendit të Republikës së Kosovës së paku një herë në vit lidhur me Sistemin Gjyqësor.

Gjyqësori i Kosovës përbëhet nga: Gjykata Supreme, Gjykata e Lartë për Kundërvajtje, pesë Gjykata të Qarkut, Gjykata Ekonomike, 26 Gjykata Komunale, 25 Gjykata Komunale për Kundërvajtje. Prokurorët janë të organizuar në një Prokurori  Publike të Kosovës, pesë Prokurori Publike të Qarkut, dhe shtatë Prokurori Publike Komunale.

Pyet gjykatësin

 

Anketë

 

Puna në Gjykatën Komunale në Prishtinë fillon në 8:00 deri në ora 16:00, çdo ditë pune nga e hëna deri të premten, me...

Lexo mė shumė
 
 
 
 
 

Adresa